Skandali McGonigal/ Agron Neza shfaqet në takimin elektoral të kandidatit të Ramës

Skandali Rama-McGonigal lëshon hije edhe mbi fushatën elektorale.

Agron Neza, personi A në dosjen hetimore amerikane të Ramës dhe McGonigal, u shfaq sot në një takim elektoral të kandidatit të Edi Ramës në Tropojë.

Neza është person kyç i kësaj afere.

Kujtojmë se hetimet vazhdojnë dhe zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar foli për çështje penale të hapur.

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, kjo do të thotë derë burgu e hapur për Edi Ramën.