Barcelonës i mjafton goli i Ferran Torres për të mposhtur Atleticon e Madridit në ‘Camp Nou’

Barcelona u rikthye te fitorja në La Liga pas dy barazimeve radhazi pa gola.

Skuadra e Xavit mposhti 1-0 Atletico Madrid në një ndeshje plot emocione, garë sportive dhe raste të humbura.

Dueli i “Camp Nou” u vendos nga goli i Ferran Torres në fundin e pjesës së parë.

Me suksesin e sotëm, katalanasit rikthejnë distancën prej 11 pikësh me Realin dhe marshojnë të qetë drejt titullit të 27-të.