Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniçi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniçi.