Sulmuesi i ri, prioritet për Bayern Munchen
Bayern Munchen do të vazhdojë me Thomas Tuchel, pavarësisht rezultateve në Bundesligë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Afati i transferimeve gjatë verës do të planifikohet së bashku me trajnerin në mënyrë që të rifillojë projekti për sezonin e ardhshëm.
Bavarezët do të jenë aktiv në transferimin e lojtarëve, teksa përforcimi në fazën e sulmit do të jetë prioritet.
Janë disa emra që qarkullojnë për sulmin e kampionëve të Gjermanisë, nga Harry Kane e deri te Federico Chiessa, por do të jenë drejtuesit dhe trajneri Tuchel që do të vendosë se kush do të zbarkojë sezonin e ardhshëm në Mynih.