Ambasada Amerikane reklamon protestën: Nuk ka dhunë, ja rrugët që do bllokohen

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë në Shqipëri në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku do të ketë bllokim të rrugëve.

Në njoftimin e asaj, ambasada amerikane thotë se do të ketë demonstrata politike, por nuk ka rrezik apo kërcënim specifik kundër shtetasve amerikanë.

Ambasada ka publikuar edhe hartën e rrugëve që do të bllokohen për 1 orë:

Sheshi Shqiponja në Tiranë;

 Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me rrugën Teodor Keko në Tiranë;

‎Rrethotullimi në Bradashesh, Elbasan;

Rrethrrotullimi në Plug, Lushnjë;

 Rrethrrotullimi në Milot.