VIDEO-SYRI TV/ Ismaili takim me banorët e Dyshnikut: Problemi me ndotjen do marrë fund
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Zija Ismaili ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dyshnik në Berat. Teksa ka dëgjuar problematikat e banorëve, ai ka premtuar se pas 14 majit problemi me ndotjen në këtë zonë do të marrë fund.
Nga SYRI TV
Teksa ka zhvilluat takime me banorë të fshatit Dyshnik në qarkun e Beratit, Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Zija Ismaili ka denoncuar problemet që hasin cdo ditë banorët e kësaj zone.
Ai u ndal te Përroi i Gushovës i cili është i mbushur me plehra duke mbetur një problem për banorët të cilët e kanë denoncuar shpesh herë por nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e fshatit pohojnë se ky përrua është një problem i madh për ta ndër vite,pasi është burim epidemish.
Ismaili premtoi që pas 14 majit kjo situatë e ndotjes do të marrë fund.