Agjenti ‘007’ në ‘Maradona’, Manchester United vëzhgoi nga afër sulmuesin ...

Manchester United rrit presionin mbi Victor Osimhen.

Të martën në mbrëmje, sipas ‘Daily Star’, disa agjentë të klubit anglez ishin në tribunat e stadiumit ‘Maradona’ për të parë ndeshjen Napoli-Milan.

Sulmuesi nigerian përfaqëson alternativën e parë të Harry Kane, aktualisht objektivi kryesor i sulmit të ‘Djajve të Kuq’.

Por, sulmuesi i Napolit, shihet nga drejtuesit e United si një lojtar më premtues dhe brenda menaxhmentit të klubit anglez është duke u zhvilluar një diskutim dhe një arsyetim në lidhje më këtë çështje.

Sipas mediave angleze, Manchester United pritet të nisë sulmin në javët e ardhshme.