Efi shpallet finaliste e dytë e Big Brother VIP

Në një televotim të hapur gjatë mbrëmjes së sotme, Efi është shpallur finalistja e dytë e Big Brother VIP.

Në avantazhin që i’u dha si lider, Qetsori bëri një zgjedhje.

Ai iu bashkua televotimit së bashku me Kiarën, Efin dhe Bledin, por për të garuar bashkë me ta, për finalistin e dytë.

Publiku ka vendosur që Efi të jetë finalistja e dytë e Big Brother VIP 2, e cila do të garojë për çmimin e madh.