Dortmundi shfrytëzon gabimin e Bayernit, fiton dhe merr kreun e Bundesligës

Borussia Dortmund e ka shfrytëzuar në maksimum humbjen e Bayern Munich nga Mainz sonte.

Verdhezinjtë triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt, në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

Jude Bellingham kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, para se Malen të dyfishonte pesë minuta më pasë.

Matts Hummels shënoi për 3:0 në minutën e 41-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Malen realizoi sërish për 4:0 në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Dortmund tani merr primatin në elitën e futbollit gjerman me 60 pikë, një më shumë se Bayerni.

Në anën tjetër, Frankfurt mbetet i nënti me 42 pikë të grumbulluara