Klasiken e vendos Abazaj, Tirana thyen tabunë dhe hedh një hap të madh drejt titullit

 

Tirana mposht për herë të parë këtë sezon Vllazninë dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion. Bardheblutë fitojnë 1-0 në “Loro Boriçi” klasiken e futbollit shqiptar dhe ngjiten në kuotën e 56 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Vendos një gol i Abazajt në fund të pjesës së parë. Shkodranët nuk arrijnë të përfitojnë nga ndalesa e Egnatias dhe humbasin një mundësi të mirë për të marrë vendin e tretë në renditje.

Bardheblutë çojnë momentalisht në 8 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, që do të luajnë nesër ndeshjen respektive të javës së 30-të të kampionatit.