Komentuesi – Ramës: Bir komunisti; Rama: Jam krenar për të. Vari në litar poetin...

Një komentues ka irrituar së tepërmi Kryeministrin Edi Rama, pasi i ka përmendur të atin dhe komunizmin.

Gjatë replikave në Facebook-un e Ramës, qytetari e quan Kryeministrin “bir komunisti”.

Ndërkohë që Rama i është përgjigjur se është krenar për të atin e tij. Babai i Edi Ramës, Kristaq Rama ishte një ndër firmëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor që vendosën të ekzekutonin me varje poetin Havzi Nela.

Repikat

Qytetari: “Eh ore bir komunisti a ki menduar ndonjëherë të distancohesh nga veprimet e të kaluares e të bëhesh besimtar i mirë i krishterë siq pretendon se je.”

Rama:  “Komunistet e kane kete zakon qe merren me i biri i kujt je, jo kristianet nder te cilet ti kujton se je! Une jam shume krenar per tim ate, po ti ben mire te shkosh e t’i lutesh zotit te ta fale mekatin qe ben duke menduar si komunist per tjetrin???? Keshtu qe distancohu nga hija e komunizmit qe ke ne tru dhe pastaj jep mend ketu per te kaluaren zotrote”

Qytetari: “E gjithë bota e zhvilluar investon në arsim dhe ekonomi ne akoma me kisha e xhamija…. Ushqimi i injorantit është feja dhe prapambetja”.

Rama:” Alfred, kush qe e quan fene ushqim te injorantit ne emer te diturise, eshte ne fakt nje injorant qe diturine e ka iluzion”.

Qytetari: “Filloj fushata ska njeri tju nali tashi , na shtroni rruget neper lagje knej ka lezha e ne fshatrat perreth se lat nam me qeveri e bashki”.

Rama:” Ndue, per mua kane qene 3 vjet e gjysem “fushate” se ka 3 vjet e gjysem qe e bredh Shqiperine per pune, po ti mesoje edukaten per vete jo per mua, sepse cun i ri dhe edukata eshte celes per te hapur shume dyer ne jete”.