Protestë para zyrës së Veliajt në ditën e tokës, Sazan Guri: Ka shkatërruar mjedisin

Bashkia e Tiranës ka dëmtuar rëndë mjedisin, këto janë akzuat që aktivitët kanë ngritur kundrejt këtij institucioni dhe kryebashkiakut Veliaj në kuadër të ditës ndërkombëtare të tokës.

Edhe banorët e Dibrës kanë bërë thirrje për ndalimin e ndërtimeve të HEC-ve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore.

Në ditën ndërkombëtare të tokës, aktivistë për mbrojtjen e mjedisit kanë zhvilluar një protestë pranë bashkisë Tiranë.

Ata kanë akuzuar këtë institucion se ka dëmtuar rëndë mjedisin, nëpërmjet lejeve të ndërtimit pa kriter, mungesës së hapësirave të gjelbra, keqmenaxhimit të aseteve natyrore, etj.

"Bashkia Tiranë është në pararojë të të gjitha lëvizjeve që kanë të bëjnë më shkatërrimin e mjedisit, zënien e hapësirave publike  dhe prishjen e planeve urbane me projektet e saj."

"Janë me miliona metra katrorë që vijojnë të ndërtohen ende, dhe kjo ka zhdukur hapësirat e gjelbërta. Është e turpshëm që një kryetar bashkie vazhdon të ndërtojë kulla dhe nuk ka krijuar elementët bazë të Tiranës."

Kësaj proteste I janë bashkuar edhe qytetarë të Dibrës, të cilët I kanë bërë apel qeverisë të ndalojë masakrën në lumenjtë e kësaj zone.

"Skavica është një vepër që ndikon shumë në ndryshimet klimatike në Dibër dhe përmbyten 30 mijë hektarë, nga të cilat 10 mijë janë tokë buke. Kjo është e papranueshme dhe qeveria duhet ti thërrasë mendjes."

Ekspertët vazhdimisht kanë ngritur alarmin se shteti shqiptar nuk i kushton vëmendjen e duhur mbrojtjes së mjedisit, gjë e cila sjell pasoja të parikuperueshme.