Ekspozitë e piktorit Anastas Kostandini 'Qyteti', e cilëson Pogradecin me Parisin e vogël
Si kritik i koasit urban dhe humbjes së vlerave të arkitetkturës, artisti pogradecar Anasatas Kostandini ka çelur ekspozitën e titulluar ‘Qyteti’. I parë në këndvështrimin e tij, piktori ka ndërthurur elementë, me të cilët ai pohon se mediton gjatë gjithë kohës.
"Qyteti", është ekspozita e piktorit Anastas Kostandini, I cili ka sjellë Pogradecin në këndvështrimin e tij, Qyteti i Tasos si muzikë, arkitekturë dhe si pikturë janë format dhe elmentët që ai ka ndërthurur në këtë ekspozitë, elementë me të cilat ai mediton gjatë gjithë kohës.
Piktori nuk heziton ta krahasojë Pogradecin me Parisin, jo vetëm që nga shkronja e parë e emrave, por format arkitekurore që ai i krahason mes dy qyteteve nga kujtimet e kohës studentore.
Taso është nga ai brez piktorësh që gjithomën e ka kritikuar urbanizimin modern dhe gjithmonë në ekspozitat e tij, sjell formën dhe arkitekturën e e vjetër si një mënyrë që njerzit, por edhe turistët të njihen dhe të mos e humbasin imazhin e dikurshëm të tij.