FOTOLAJM/ PS dhe Alibeaj bëjnë fushatë bashkë
Enkelejd Alibeaj dhe ata që i shkojnë pas po bëjnë fushatë bashkë me socialistët.
Kjo është mëse e dukshme në disa bashki.
Por sidomos në Kolonjë njerëzit e Alibeajt dhe socialistët kanë dalë komplet hapur.
Kyetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai ka arritur që bashkë me njeriun e Alibeajt, Jani Liço, të mbjellë pemë, gjë që është kthyer edhe në simbolin e fushatës së PS-së për këto zgjedhje.
Por, pemët s’janë e vetmja gjë që i kanë bërë bashkë.
Në një postim në Facebook, krah krah fotove ku shfaqet me Liçon, Isai shkruan se kreu i PD-së i ka kërkuar dhe që të restaurojë dhe murin rrethues të kishës në Prodan.
Dhe për këtë të fundit, kryebashkiaku thotë se do të nisin punimet, por pas 14 majit.
Postimi:
Prodan / me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit. Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit!