Getinjo takohet me Çun Lajçin: Respekt gjithë jetën për veprat artistike që do të jetojnë përgjithmonë me njerëzit
Reperi nga Ferizaj, Getinjo, sot (e shtunë) është takuar me aktorin e mirënjohur, Çun Lajçi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ai thotë se ishte një nder i madh takimi me artistin shqiptar, duke i uruar shëndet të plotë.
“Pata nderin që të takova o Çun Lajçi, vetë shpirti i artistit. I mora librin me titull ‘Jetimi’ dhe do ta lexoj me plot qejf”, ka shkruar ai.
“Paç shëndet dhe vullnet. Respekt gjithë jetën për veprat artistike që do të jetojnë përgjithmonë me njerëzit”, vazhdoi tutje artisti.