'Dashuria' Veliaj-Balluku/ Bushati: Duan të zhdukin njëri-tjetrin, të paktën bëjeni videon e besueshme

Analisti Andi Bushati reagoi me ironi pasi Belinda Balluku dhe Erion Veliaj u shfaqën shumë të dashur me njëri-tjetrin në një video të montuar dhe shpërndarë për mediat.

"Kape pak 'vllaçkon'.

Kudo politikanët e një partie, ndonëse urrehen, dalin në fushatë bashkë. Justifikohen me shprehje standarde: "kemi më shumë gjëra që na bashkojnë..." etj.

Por askund nuk ndodh që të bësh sikur e do dikë që të gjithë e dinë se kërkon ta zhdukësh.

Të pakten t'i bëjnë të besueshme këto videot e montuara që i shpërndajnë TV-ve se po fëlliqin dhe ata që i transmetojnë," shkruan Bushati.