Bilbili i Alibashës në Kamëz uron Arjan Hoxhën: E di, Arjani do të fitojë me 14 maj

Kandidati i grupimit Alibasha në Kamëz, Bilbil Bajraktari kur kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet është kujtuar të dalë në fushatë.

Qytetarët e Kamzës mesa duket nuk  e kanë pritur mirë këtë veprim të tij, ku një nga banorët e ka ndalur në rrugë duke u shprehur se Kamza do të fitohet nga Arjan Hoxha.

Bilbili mesa duket në nënvetëdijen e tij e di se kjo është e vërtetë ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarin e pranon se ky është një realitet tashmë, madje dhe e uron Arjanin për fitoren që do të korri me 14 maj.

Nga kjo kuptohet se ato janë në këtë garë vetëm që të dëmtojnë demokratët dhe se tashmë nuk janë më të lirë por të blerë nga pushteti i krimit dhe mafies së Ramës.