SYRI TV/ Fatmir Mediu, takime në Belsh e Cërrik, mbështetje për kandidatët e 'Bashkë fitojmë'
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me qytetarët e Belshit dhe Cërrikut, ku shprehu mbështetjen për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Mediu bëri thirrje për bashkim, për të mposhtur pushtetin absolut të kryeministrit Edi Rama.
Nga SYRI TV
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me qytetarët e Belshit, duke u bërë thirrje të votojnë më 14 maj, kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bedri Qypin.
Mediu bëri thirrje për bashkimin e gjithë forcave opozitare, duke thënë se nga 14 maji, do të nisë ndryshimi në gjithë vendin.
Kreu i Partisë Republikane zhvilloi takime edhe në qytetin e Cërrikut, ku shprehu mbështetjen për kandidatin e opozitës së bashkuar për këtë bashki, Servet Duzhën.