Chelsea nis ‘operacionin fshesa’, tetë lojtarë bëjnë gati ‘valixhet’. Çfarë do të ndodhë me Brojën?

Viti i parë i Todd Boehly si president i Chelsea ka qenë një dështim total. Brenda një viti të vetëm bossi i bluve ka ndryshuar tre trajnerë, por askush prej tyre nuk sjellë rezultatet që stafi shpresonte. Londinezët janë jashtë çdo objektivi në Premier League, ndërsa sezonin e ri me shumë gjasa do të jetë edhe jashtë Evrope.

Dalja nga të gjithë objektivat e mundshëm ka bërë që Boehly dhe stafi i tij të përgatisin një tjetër revolucion në fund të këtij sezoni. Me dilemën se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit kanë përpiluar listën në dalje ku janë jo pak por tetë lojtarë: Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Mason Mount, Ruben Loftus-Cheek, Conor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang, Kalidou Koulibaly dhe Lukaku.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nuk kanë nxjerr në shitje Armando Brojës, besojnë shumë tek talenti kuqezi pavarësisht se Broja mbylli një sezon ku nuk arriti të lë gjurmë, i kushtëzuar shumë nga dëmtimi i rëndë që pësoi një gju.