'Masakra dhe hajvanllëku 20-vjeçar Rama-Veliaj me Tiranën'

Ujë me bote dhe jo 24 orë siç u premtua dhe ku u rrit taksa 40%. Fëmijë me turne në shkollë, pavarësisht vendosjes së taksës së arsimit që ju mori qytetarëve mbi 40 milionë dollarë. Autobusë urbanë që marrin flakë dhe bëjnë aksidente në mes të ditës. Parkime që marrin miliona euro nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë.

Nga Petrit Vasili.

Qindra mijëra gjoba të Policisë Bashkiake, që sillet si një grup i urryer presioni dhe jo ndihme për qytetarët.

Trafik i tmerrshëm, që harxhon kohë, lekë dhe nerva qytetarëve çdo ditë.

Kulla që kanë helmuar qytetin me beton dhe kanë shkatërruar ambientin dhe dëmtuar shëndetin.

Asgjesim i gjelbërimit në Tiranë dhe mbjellje kullash anembanë, qytetit.

Miliona lekë me asfalt elektoral që hidhet në mes të shiut.

Asgjesim i qendrës historike, shkatërrimi i Teatrit, rrethimi me kulla i Sahatit të Tiranës dhe i xhamisë së Ethem Beut.

Taksa e rritur për pastrimin që vidhet dhe shkon për inceneratorë dhe groposje plehrash.

Lidhje të bashkisë me Ndragetën dhe çdo lloj mafiozi.

Infrastrukturë mizërabël edhe afër qendrës së Tiranës, se në periferi as që bëhet fjalë.

Nxjerrje me dhunë të qytetarëve dhe rrëmbim të banesave të tyre për t’ua dhënë ndërtuesve klientë të bashkisë.

Badërdi me fondet e rindërtimit me tendera korruptive duke shfrytëzuar edhe fatkeqësinë më të madhe për përfitim.