Rasti i vetëm në botë, ky është stadiumi që ndodhet mes dy hemisferave

Quhet "Stadio Zerão" dhe ndodhet në Macapá të Brazilit por nëse territorialisht është pjesë e një shteti, gjeografikisht ky stadium bën pjesë në dy hemisfera.

Siç shihet edhe në foto, Zerão e ka vijën e mesfushës saktësisht të përputhur me ekuarorin ndërsa dy pjesët e ndahen nga hemisfera veriore në të djathtë dhe ajo jugore në të majtë.

Flamuri në tribunë përfaqëson shtetin brazilian të Amapá-s. Ky është rasti i vetëm në botë që një stadium nuk bën pjesë në vetëm një hemisferë.