Afera e re Biden-Blinken, lidhja Rama-Soros dhe dosja reale amerikane
Në dosjen amerikane të Edi Ramës, kur flitet për aferën me Charles McGonigal, ka një pjesë që nuk është komentuar shumë në median shqiptare, por që ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Aty thuhet shkurt se këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është i lidhur me një kompani kineze.
Pikërisht nga këtu mund të gjenden lidhjet që shkojnë drejt e në zemrën e një skandali që ka tronditur Amerikën dhe që shpjegon shumë zhvillime të rëndësishme në Shqipëri.
Mund të duket si një lëmsh, por nuk është i tillë. Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë:
Në tetor të vitit 2020, gazeta NY Post- nga ato që Edi Rama i quan si ‘kazan amerikan’, raportoi e para çështjen e laptopit të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden.
Ky i fundit e kishte braktisur laptopin e tij në një dyqan në vitin 2019. Aty brenda gjenden me qindra emaile, që ekspozojnë korrupsionin e familjes Biden. Të dhënat po zbardhen vazhdimisht tani që Kongresi amerikan ka nisur një hetim parlamentar.
Por fillimisht, mediat e shumta nga e majta amerikane, por edhe platformat e rrjeteve sociale, tentuan që ta zhdukin nga qarkullimi këtë lajm, fillimisht duke e quajtur si një mashtrim, më pas duke e relativizuar rëndësinë e tij.
Hetimet e Kongresit kanë zbuluar se pas këtyre përpjekjeve qëndronte vetë Biden dhe njerëzit pranë tij, në rastin konkret edhe Antony Blinken, që më vonë do bëhej Sekretar Shteti. Ky i fundit detyroi të paktën 51 zyrtarë të CIA-s, që të nënshkruajnë një letër ku thuhej se historia e laptopit ishte një manipulim rus.
Tre vite pas raportimit të skandalit të laptopit, gjërat kanë ndryshuar shumë. E vërteta ka dalë në dritë dhe vetë familja Biden e ka pranuar ekzistencën e laptopit.
Kjo histori me shumë gjasë do dominojë politikën amerikane dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por shqiptarëve u intereson më shumë lidhja shqiptare.
Pikërisht në aktpadinë e ngritur ndaj Charles McGonigal, për çështjen shqiptare, thuhet shprehimisht se këshilltari i Ramës është i lidhur me një kompani kineze. Ka një arsye se përse ky është një moment që theksohet në padi.
Kompania kineze në fjalë është CEFC, e cila nga laptopi i Hunter Biden rezulton se ka paguar miliona dollarë për të korruptuar djalin e presidentit dhe familjen e tij.
Madje në emailet e Hunter Biden del edhe emri i Duçkës së Ramës. Vetë Hunter Biden zotohet se do të paguajë për Duçkën, pasi rezulton se është një lidhje e vlefshme.
Historia vjen e bëhet edhe më interesante, pasi kinezët e CEFC, të hetuar dhe dënuar për korrupsion, sponsorizojnë një ekspozitë të Edi Ramës në Hong Kong.
Se çfarë do të zbulojnë hetimet amerikane për lidhjet kineze të Ramës dhe Duçkës, kjo nuk dihet. Por Kongresi i SHBA i ka hyrë me themel kësaj afere dhe të tjera detaje të bujshme do publikohen.
Ajo që dihet me siguri është vetëm një gjë: që të gjithë aktorët e kësaj historie dalin të lidhur me një emër: atë të miliarderit George Soros.
Antony Blinken, që orkestroi fshehjen dhe manipulimin e lajmit për Hunter Biden, është një lidhje e ngushtë e George Soros. Falë këtyre shërbimeve, ai do bëhej Sekretar i Shtetit.
Edi Rama, që udhëton me avionët e kinezëve të Hunter Biden dhe përfiton sponsorizime ekspozitash, është mik personal i familjes Soros dhe siç raportojnë mediat e mëdha ndërkombëtare, falë ndikimit të Soros ka marrë kontrollin e plotë mbi drejtësinë shqiptare. Po ashtu, falë ndikimit të Sorosit, Rama përfitoi edhe shpalljen non-grata të kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha.
Hunter Biden është djali i diskredituar i presidentit amerikan, që më shumë gjasë do e godasë rëndë karrierën politike të babait me skandalet e shumta. Ai deri më tani ka përdorur ‘makinerinë’ gjigante të Soros, për të mbajtur skandalet të fshehura nga sytë e opinionit publik. Kurse babai i tij e ka ndihmuar që të mos ngrihet padi, duke përdorur agjencitë federale për të bllokuar çdo hetim.
Aktori më i fundit është drejtësia amerikane, e cila siç raportojnë mediat e djathta dhe kongresmenët republikanë, është Sorosëzuar.
Se si do shkojë kjo histori, mbetet për t'u parë. Ajo që dihet është se Shtëpia e Bardhë e Biden tani njihet nga mediat amerikane më shumë si Shtëpia e Sorosit.