Berisha prezanton paradite 2 kandidatë të tjerë, të Këlcyrës dhe Përmetit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka njoftuar se sot do të prezantojë dy kandidatë të tjerë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në vazhdën e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidatin për kryebashkiak të Këlcyrës dhe kandidatin për Përmetin, Edmond Komino.
“Të dashur miq, - shkroi Berisha në Fb, - ju ftoj të ndiqni live takimet në ora 11:00, në prezantimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë Këlcyrë, z. Arjan Kasaj dhe në ora 12:00 në prezantimin e kandidatit për bashkinë Përmet, z. Edmond Komino. “