Boçi, kryebashkiakut të Elbasanit: Në vend të fjalëve, ndjesë dhe largim për dështimin spektakolar!
Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit ka publikuar pjesë të një kronike nga qyteti, ku qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen dhe pasiguritë për jetën.
“Ky është Elbasani që nuk mund të fshihet pas 16 vitesh! – komentoi Boçi mbi zërat. - Në vend të fjalëve dhe premtimeve do të duhej njē ndjesë e madhe dhe një largim për këtë dështim spektakolar të atyre që kanë drejtuar.”