Skandali me laptopin e Hunter Biden, Kongresi 'kryqëzon' Blinken: Kemi dëshmi, përdore CIA-n. Bashkëpuno!

Politika amerikane tronditet nga një tjetër skandal, në horizont, ku të përfshirë janë agjencia inteligjente CIA, FBI, presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. 

Kongresmenët amerikanë akuzojnë Antony Blinken, mbasi kanë siguruar dëshmi, se kur ka qenë këshilltar i fushatës së Joe Biden u ka kërkuar disa ish-drejtuesve të lartë të CIA-s dhe FBI-së që të gënjejnë se historia e laptopit të djalit të Biden ishte keqinformim rus

Gjithçka e trilluar nga Blinken i cili ka kërkuar nga drejtuesit e CIA-s që të dalin në një deklaratë publike për ta konsideruar çështjen e laptopit të Hunter Biden si dezinformim rus. 

Si rrjedhojë, 51 ish-zyrtarë të CIA-s përpiluan një deklaratë sipas direktivave të Blinken për të trajtuar hetimet ndaj Hunter Biden si interes rus dhe për pasojë kjo do të shpëtonte fushatën presidenciale të Joe Biden në 2020-ën.

Në laptopin e Hunter ndoheshin materiale mjaft sekrete. Në laptopin e Hunter Biden kishte emaile private të babait të tij, sot president i SHBA, dhe numrat e telefonit të njerëzve më të rëndësishëm në Amerikë. Kundërshtarët akuzuan Hunter se shfrytëzonte pushtetin e babait të tij për përfitime personale.

Megjithatë nga kjo çështje nuk u zbulua shumë për shkak të ndërhyrjes së CIA-s dhe FBI-së, me orientimin e Blinken, anëtar i lartë i ekipit të fushatës së Biden në 2020. 

Komisioni Gjyqësor dhe Komisioni i Përhershëm për Inteligjencën kanë administruar dëshminë e ish-drejtorit të CIA-s, Mike Morell i cili pranon se ishte pikërisht Blinken ai që kërkoi artikulimin e një deklarate të tillë nga CIA, për të shpëtuar karrierën e Biden, prej bëmave të djalit të tij problematik. 

Përmes një shkrese të bërë publike nga kongresmenët, Komisioni Gjyqësor dhe Komisioni i Përhershëm për Inteligjencën informon Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për dëshmitë e bëra nga Morell dhe i kërkon atij të jetë bashkëpunues për të zbardhur të vërtetën e këtij skandali që pritet të trondisë sërish politikën amerikane. 

Pjesë nga shkresa e Kongresit Amerikan drejtuar Blinken
"Po shqyrtojmë origjinën e deklaratës famëkeqe publike të nënshkruar nga 51 ish-zyrtarë të inteligjencës që diskredituan në mënyrë të rreme një histori të New York Post në lidhje me laptopin e Hunter Biden si dezinformim i supozuar rus. Si pjesë e mbikëqyrjes sonë, kemi mësuar se ju luajtët rol në nisjen e kësaj deklarate ndërsa shërbenit si këshilltar i fushatës së Biden, dhe prandaj kërkojmë ndihmën tuaj me mbikëqyrjen tonë. 

Më 14 tetor 2020, New York Post publikoi një raport duke detajuar se si Hunter Biden përdori pozitën dhe ndikimin e babait të tij, tani president, Joe Biden, për përfitime personal. Janë emaile të gjetura në një laptop që i përkiste Hunter Biden që ai e kishte braktisur në një dyqan kompjuterash në Delaware. 

Përmbajtja e emaileve hedh dyshime mbi mohimet e mëparshme të Presidentit Biden për rolin e djalit të tij në marrëveshjet e biznesit ndërkombëtar. 

Brenda pesë ditëve nga shkrimi, më 19 tetor 2020, 51 ish-zyrtarë të inteligjencës lëshuan një deklaratë publike duke u përpjekur të diskreditonin përmbajtjen e raportimit të New York Post për Hunter Biden, duke deklaruar se historia "ka të gjtiha shenjat klasike të një operacioni rus". 

Publikimet e lajmeve  u shoqëruan menjëherë me deklaratën ku "Politico" publikoi një shkrim me titull: "Historia e Hunter Biden është dezinformim rus, e thonë dhjetëra ish-zyrtarë". 

Në cilën e zv/presidentit, atëherë, Joe Biden citoi deklaratën publike për të kundërshtuar kritikat e presidentit Trump për marrëdhëniet e biznesit të familjes Biden, duke thënë: "Ja, janë 50 ish-njerëz të inteligjencës kombëtare që e thanë këtë ajo që më akuzon mua (Presidenti Trump) është një plan rus. Ata kanë thënë se kjo i ka të gjitha karakteristikat - katër - pesë ish-krerët e CIA-s, të dyja palët, thonë se ajo që ai thotë është një tufë mbeturinash. Askush nuk e beson përvecc tij dhe mikut të tij të mirë Rudy Giuliani". 

Minizimi i historisë së skandalit të Hunter Biden luajti rol thelbësor në zgjedhjet e vitit 2020. 

Komiteti i Kongresit Amerikan kryen së fundi një intervistë të transkriptuar me Michael Morell, ish-zv/drejtor i CIA-s dhe një nga 51 nënshkruesit e deklaratës publike. Në intervistën e tij të transkruptuar, Morell e dëshmoi se kjo ka ndodhur rreth datës 17 tetor 2020. Në kohën kur ju shërbyet si këshilltar i lartë i fushatës së Biden. 

Morell dëshmoi: 

Pyetje: Por, përpara thirrjes nga (Sekretari Blinken), ju - kishit për qëllim të shkruanit këtë deklaratë? 

Përgjigje: Jo, nuk kam patur. 

Pyetje: Dakord. Pra, ishte thirrja e tij që e nxiti këtë. 

Përgjigje: Po. 

Pyetje: Kjo ndikoi te ju?

Përgjigje: Po, absolutisht. 

Po atë ditë, më 17 tetor, ju i dërguat edhe Morell një artikull të fotuar në USA Today ku pretendonit se FBI po shqyrtonte nëse laptopi i Hunter Biden ishte pjesë e një fushate dezinformimi. 

Morell dëshmoi se komunikimi i tij me ju ishte një nga komunikimet e pakta që ai kishte me fushatën e Biden, duke shpjeguar se ai mori gjithashtu një telefonatë nga Steve Ricchetti, kryetari i fushatës së Biden, pas debatit të 22 tetorit për ta falenderuar për shkrimin e deklaratës. 

Morell shpjegoi se një nga qëllimet e tij në publikimin e deklaratës ishte të ndihmonte zv/presidentin e atëhershëm Biden në opinionin publik dhe për ta ndihmuar atë në fitoren e zgjedhjeve presidenciale. 

Ai dëshmoi: 

Pyetje: Cili ishte qëllimi i deklaratës?

Përgjigje: Kishte dy qëllime. Një synim ishte që të ndanim shqetësimin tonë me popullin amerikan se rusët po luanin për këtë ccështje; dhe e dyta ishte për të ndihmuar zv/presidentin Biden. 

Kryetari Jordan: Keni dashur të ndihmoni zv/presidentin, pse?

Përgjigje: Sepse doja që ai të fitonte zgjedhjet. 

Kryetari Jordan: Ju dëshironit që ai të fitonte, prandaj?

Përgjigje: Po, zotëri!

Bazuar në dëshminë e Morellit, është e qartë se fushata e Biden luajti një rol aktiv në origjinën e deklaratës publike, e cila kishte efektin për të ndihmuar në zvogëlimin e historisë së Hunter Biden", thuhet në shkresën e Komitetit Gjyqësor të Kongresit të SHBA, drejtuar Antony Blinken, ku i kërkojnë atij të kontaktojë Komisionin vetë ose përmes avokatëve, për të dhënë shpjegimet e tij.