Zbulohet një plantacion kanabisi në Spanjë, në pranga katër shqiptarë

Zbulohet një plantacion kabanisi në Spanjë. Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë që ishin përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike. Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane.

Autoritetet kanë monitoruar zonën dhe kanë rënë në gjurmët e trafikantëve në periferi të Ulldecona.

Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.