Objektivi i City për mesfushën, agjentët e kroatit zbarkojnë në Manchester
Mateo Kovacic pritet të largohet nga Chelsea, por jo nga Premier League. Mesfushori kroat është një nga objektivat e Manchester City në merkaton e verës.
28-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin londinez. Ndërkohë, agjentët e tij kanë zbarkuar në Manchester për të biseduar me drejtuesit e kampionëve në fuqi.
Pep Guardiola është një admirues i madh i mesfushorit kroat, të cilin ka tentuar edhe më parë ta transferonte në skuadrën e tij.
Operacioni i kalimit të Kovacic te kampionët e Anglisë pritet të mbyllet për shumën e 30 milionë eurove.