SYRI TV/ Fitër Bajrami festohet edhe në rrethe, besimtarët kryejnë faljen në xhami e sheshe
Fitër Bajrami, një nga festat kryesore të Islamit është festuar edhe në rrethe. Syri Tv sjell atmosferën nga falja e namazit të kësaj dite, ku besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie
SYRI TV
Fitër Bajrami është kremtuar edhe në rrethe. Kjo festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit mysliman, ka mbledhur në xhamitë kryesore të qyteteve në vend besimtarë të shumtë të cilët kanë falur Namazin
Në Xhamitë e Qarkut të Elbasanit u zhvillua falja, ndërsa në Bulevardin kryesor të këtij qytetit u mblodhën mijëra besimtarë. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka u uroi festën të gjithë besimtarëve duke shpresuar se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.
Në Durrës besimtarët myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin pranë xhamisë. Ata kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie me njeri-tjetrin.
Pas agjërimit edhe besimtarët myslimanë në Fier kanë festuar sot Fitër Bajramit.Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier Mikel Hazizolli ka përcjellë urimet për mirësi dhe harmoni
Edhe në Shkodër është kremtuar kjo ditë e rënëdishme, ku kanë ardhuir mesazhe të shumta urimi. ….
Qindra besimtare myslimanë falën namazin e kësaj dite edhe në Korcë. .Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili kad hënë mesazhin dhe urimet ëpr jëtë ditë
Në Berat besimtarër falën Namazit e Bajramit në Pedonalen e qytetit. Imami Ferbent Durra ka dhënë mesazzhe paqeje e dashurie , ndërsa besinmartë kanë uruar njëri tjetrin për më shumë dashuri e begati
Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinise së Vlorës,Armand Asllani, i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit. ………….
në Kavajë flaj është kryer në sheshin kryesor të qytetit.Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Kavaje Besnik Leçini
në Lezhë besimtarë të shumtë e falën namazin ku Myftiu Sadedin Kotrri, tregoi rëndësinë e kësaj feste dhe sakrificën në muajin e madërimshëm
Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë kryer faljen në sheshin kryesor të qytetit. faljen e drejtoi imami i xhamisë, ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës Gramos Blliku.
Në Kukës, ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu I Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.