Milan-Inter thyejnë rekord, për herë të parë 5 derbi brenda një sezoni

Pesë derbi në një sezon. Rekord për Milanin e Interit, që për herë të parë në historinë e tyre do të përballen pesë herë brenda një sezoni të vetëm.

Dy ndeshjeve të kampionatit dhe finales së Superkupës së Italisë që u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, u shtohen edhe dy gjysmëfinalet, ende për t’u luajtur, në Ligën e Kampioneve gjatë muajit maj, që do të përbëjnë një precedent të pa përjetuar kurrë.