Acarohet Cuadrado: Nuk e kuptoj pse gjithmonë ma bëjnë mua testin anti-doping

Të enjten, në përfundim të ndeshjes Sporting Lisbonë-Juventus, të cilën italianët e fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Europa League, Juan Cuadrado ishte mes lojtarëve të përzgjedhur për të bërë testin anti-doping.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kolumbianit, i cili në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se nuk e kupton pse duhet ta bëjë ai këtë test gjithmonë.

“Kush e di pse duhet të bëj gjithmonë antidoping?”, shkroi Cuadrado.