", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/21/auto_JF1682076667.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Një re e madhe misteriore 'zhyt' në errësirë qytetin e Stambollit

Qyteti i Stambollit në Turqi u zhyt në errësirë në pikë të ditës kur një re e zezë e përfshiu qiellin, fenomeni raportohet se ndodhi në fillim të javës.

Videoja, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale ka mbledhur qindra mijëra shikime, tregon kryeqytetin turk që u kthye në errësirë derisa një re e rrëmujshme zbarkoi nëpër qytet të martën.

“Një re 7 kilometra e trashë kaloi mbi Stamboll. Ndërkohë, dielli u zhduk për 5 minuta dhe dita u kthye në natë. Disa njerëz thanë se ishte apokalipsi”, shkroi në Twitter forumi meteorlogjik turk Hava Forum duke shpërndarë videon.

Ky fenomen u përshkrua si një dukuri natyrore.