", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/21/auto_LH1682076098.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

VIDEO/ Rusi: Një grua 'veshi' macen e saj si foshnjë për të kontrabanduar drogë

Një grua në Rusi gjeti një menyrë të veçantë për të fshehur drogën që zotëronte, duke “veshur” macen e saj si foshnjë.

Në videon e publikuar pasi gruaja u soll në stacionin e policisë së qytetit të Nizhny Tagil, oficerët mund të shihen duke zhveshur një “fëmijë” në një thes gjumi.

Megjithatë, në vend të një foshnjeje brenda batanijes ishte një mace. Gruaja është parë më herët duke ecur në një karrocë me “foshnjën” në të dhe ende nuk është e qartë nëse policia ka mbërritur për ta arrestuar pas informacioneve apo nëse ishte një rastësi.

Siç shihet edhe nga videoja, gruaja ruse e kishte veshur macen me rroba normale për bebe, duke përfshirë pelena dhe këpucë.

Më në fund, policia zhveshi “bebin” kishte 170 gram metilefedrinë, drogë të cilën rusja synonte ta shiste.