Zbulohet pasuria marramëndëse Mbretit Charles III
Mbreti Charles III ka trashëguar asete që e kanë çuar pasurinë e tij në pothuajse 2 miliardë paund, sipas hulumtimeve dhe analizave të gjera nga Guardian.
Pasuria personale e monarkut është kryesisht e fshehur nga shqyrtimi publik dhe është e pamundur të dihet vlera e plotë e pasurisë së tij.
Megjithatë, Guardian ka kryer auditimin e parë gjithëpërfshirës të aseteve të mbretit, nga vilat në fshat dhe bizhuteritë e zbukuruara me diamante, te pikturat e Monet dhe Dalí, Rolls-Royces, kuajt e garës dhe pullat e rralla.
Në një deklaratë, zëdhënësi i mbretit tha: "Ndërsa ne nuk komentojmë financat private, shifrat tuaja janë një përzierje mes spekulimeve, supozimeve dhe pasaktësive".
Buckingham Palace refuzoi të ofronte shifra alternative; ajo ka një politikë të refuzimit për të komentuar mbi financat personale të familjes mbretërore, duke këmbëngulur se ata duhet "të qëndrojnë private, siç bëjnë për çdo individ tjetër".