SYRI TV/ Banorët e Tërbaçit, lutje për rrugën: Dashtë Zoti bëhet, të na vijnë fëmijët!
Mungesa e infrastrukturës ka bërë që Tërbaçi, një nga fshatrat e Himarës të shpopullohet. Banorët pohojnë se rruga rreth 5 km, që e lidh me këtë bashki, është po ajo si para 30 vitesh, ndërkohë vuajnë edhe probleme të shumta sociale. Banorët kanë humbur shpresat, duke kërkuar ndihmë nga Zoti
SYRI TV
Tërbaçi, një nga fshtrat e njohur të Himarës, është lënë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal e qendror.
Infrastruktura rrugore është po ajo si para 30 vitesh, arsye e cila ka bërë që shumë banorë të largohen e po ashtu të mos tërheqë as vizitorë.
Edhe pse janë rreth 5 km, që fillojnë nga rruga e lumit të Vlorës dhe përfundon në qendër të fshatit, është shkatërruar totalisht.
Banorët tregojnë se ky segment rrugor nuk ka parë asnjë investim ndër vite. Është cilësuar si një prej fshatrave më të bukur të Himarës, por vitet e fundit po përjeton shpopullimin masiv, ndërsa banorët që kanë mbetur hasin vështirësi të mëdha ekonomike.
Tërbaci gjendet rreth 50 km larg bashkisë Himarë, e cila e ka nën administrim.