EMRA/ Sherr me thika në Rrëshen, dy kushërinj plagosin njëri tjetrin

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njeri tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit nga të plagosurit.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy të rinjtë Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, pasi kanë debatur kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit të Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mirditë/ Informacion paraprak 

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri - tjetrin. 

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.