Bernardo Silva për Haaland: 'Ja çfarë e bën special'

 

Erling Haaland ka qenë përsëri protagonist me Manchester City-n. Sigurisht kjo gjë nuk përbën lajm, por është konfirmimi i radhës për rëndësisnë që ka sulmuesit norvegjez për skuadrën e Citizens.

Edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Bayern Munich, sulmuesi nuk është demoralizuar nga penalltia e humbur dhe, pak më mbrapa, ka gjetur golin me vendosmërinë e tij të zakonshme.

Diçka që është vlerësuar edhe nga shoku i tij i skuadrës Bernardo Silva. Portugezi, duke folur për kanalet zyrtare të UEFA-s, ka thënë: “Erling Haaland është një lojtar special. Dallohet nga të gjitha ata që kanë qenë më parë në skuadrën tonë.

“Nuk ka nevojë që ta prekë topin shumë herë. Është i pranishëm në fushë, mund të jetë në hije për 85 minuta, por i mjafton një ose dy prekje dhe godet.

“Shënon gola. Me një lojtar kaq special në sulm, ndihemi shumë mirënë fushë”, kas qenë elozhi i Bernardo Silva-s për shokun e ri të skuadrës pas ndeshjes ndaj Bayern-it.