E rëndë në Tiranë, taksisti humb jetën duke drejtuar makinën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Tiranës, taksisti 61-vjeçar me inicialet A. Z., ka humbur ndjenjat duke drejtuar makinën dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.