Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një motor që dyshohet të jetë i autorit, ja ku u gjet
Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se motori është bllokuar në Tiranë.
Ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, por sipas tyre rezulton i ngjashëm.
Po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.