Braimllari: Korça do votojë ndryshimin me Ledina Alollin, do ta kthejmë vëmendjen tek qytetarët

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shkruan se Korça do votojë ndryshimin dhe pedagogia e nderuar Ledina Alolli do të jetë kryetare e ardhshme e Bashkisë së Korçës.

Ai shton se Korça ka nevojë për t'i kthyer shërbimin e munguar dhe me Ledina Alolli dhe me anëtarët tanë në këshillin bashkiak ne do ta kthejmë vëmendjen tek qytetarët.

Braimllari: Korça do votojë ndryshimin dhe pedagogia e nderuar Ledina Alolli do të jetë kryetare e ardhshme e Bashkisë së Korçës. Korça ka nevojë për një kryetar bashkie në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.

Korça ka nevojë për t'i kthyer shërbimin e munguar dhe me Ledina Alolli dhe me anëtarët tanë në këshillin bashkiak ne do ta kthejmë vëmendjen tek qytetarët. Ndryshim me çdo çmim në 14 Maj në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë!