'Po tentojnë të ndikojnë', KPK reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të VV
Këshilli Prokurorial I Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Lëvizjes Vetëvendosje.
KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur sipas tyre gjuhë denigruese kundër personalitetit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit.
Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në , burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial.