SYRI TV/ Rrugët e Roskovecit të lëna përgjysmë, banorët: S’ka kanalizime dhe as ndriçim
Banorët e Roskovecit janë ankuar për mungesë të investimeve dhe abuzime me fondet. Edhe pse afati i përfundimit të rrugës së Shehallarëve ka mbaruar, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, ndërkohë sipas tyre kryebashiakja Majlinda Bufi po kryen disa ndërhyrje vetëm në zona me preferencë partiake.
Nga SYRI TV
Punimet për rikonstruksionin e rrugës së Shehallarëve në qytezën e Roskovecit kanë nisur që në 12 tetor të vitit të kaluar dhe duke iu referuar tabelës së vendosur nga bashkia, afati i punimeve është 6 muaj dhe vlera shkon afro 7.4 milionë lekë me TVSH. Punimet duket të kishin përfunduar në 12 prill të këtij viti.
Kur afati i punimeve ka kapërcyer, ajo ende nuk ka përfunduar. Banorët përveçse pohojnë se punimet janë lënë në mes, ndriçimi i rrugës është bërë duke vendosur neonet në shtyllat e vjetra, të kapur me tela dhe kabujt e korrentit janë lënë jashtë duke u bërë burim aksidentesh, sidomos për fëmijët. E ndërkohë sipas tyre për të ndërtuar një mini lulishte, shkurret u morën nga bahçet e banorëve dhe nuk janë blerë.
Banorët ankohen për mungesë kanalizimesh, që bëhen shqteësuese në ditë me reshje.
Ankesat banorët tregojnë se i kanë përcjellë te kryebashkja e Rroskovecit, Majlinda Bufi, por ato jo vetëm nuk janë marrë parasysh, por ndërhyrjet sipas tyre bëhen në zona me preferenca partiake.