Ukraina: Kemi rrëzuar 10 dronë sulmues të nisur nga Rusia

Ukraina thotë se ka rrëzuar 10 nga 11  dronët “Shahed”  të nisur nga forcat ruse të mërkurën mbrëma, tha Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Telegram. 

"Këtë natë, armiku sulmoi përsëri Ukrainën me dronë vetëvrasës nga juglindja," tha Komanda e Forcave Ajrore. Njësitë raketore kundërajrore të Komandës Ajrore Lindore shkatërruan 10 nga 11 Shahed-136/131.

Nga Komanda e Forcave Ajrore nuk raportohet për viktima. 

Dronët “Shahed” prodhohen në Iran dhe janë vendosur shpesh nga forcat ruse në Ukrainë.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan të martën se forcat ruse filluan  një sulm gjatë natës  në qytetin e Odesa duke përdorur dronët e prodhuar nga Irani. Dronët "Shahed" u rrëzuan gjithashtu mbi  qytetin Dnipro , sipas Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit.