Lezhë/ U ekzekutua me armë në lokalin e tij, përcillet nesër për në banesën e fundit biznesmeni

Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit biznesmenit 50-vjeçar Ardian Nikulaj. Biznesmeni u qëllua dje për vdekje në lokalin e tij, nga një person ende i paidentifikuar.

Kujtojmë se Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate.

Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.

Si ndodhi ngjarja?

Vrasja ndodhi rreth orës 13:30 në lokalin e tij. Dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniforme shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.

Ai i është afruar Nikulajt dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babanë e katër fëmijëve.

Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it e në të shkuarën.