VIDEO/ ‘Shpërthen’ kongresmeni: Drejtësia në SHBA është Soros-ëzuar

Kongresmeni republikan, Matt Gaetz, u tregua i ashpër gjatë një seance dëgjimore të Kongresit amerikan, në lidhje me prokurorët e caktuar me ndihmën e miliarderit majtist, George Soros.

Gaetz po fliste në seancën e organizuar për të trajtuar situatën alarmante të krimeve sidomos në Nju Jork.

Në shënjestër ishte prokurori i Sorosit, Alvin Bragg, që ka ngritur një padi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Gaetz tha se ndërsa krimi ka kapur për ‘fyti’ qytetet e mëdha amerikane, prokurorët e Sorosit kanë ndërmend të bëjnë politikë.

Sipas kongresmenit amerikan, drejtësia në SHBA është Soros-ëzuar.

“Shkalla e krimeve që kolegët e mi vazhdojnë dhe flasin, që vazhdon dhe shtrihet më gjerë, ka një ndikim në shkallë rritje në qytetet e mëdha.

Unë do të sugjeroja se kjo është ekzaktësisht se çfarë merr me ndikimin e Sorosit në sistemin e drejtësisë së SHBA.

Në vende si Luiziana, Florida, Arizona...

Në mënyrë të vazhdueshme, George Soros po financon rreth 40 milionë dollarë për të zgjedhur 75 prokurorë për t’u angazhuar në këtë sistem,” tha Gaetz.