Në Itali janë të sigurt: Asllani është një xhevahir, momenti që të hyjë mes më të mëdhenjve
Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karrierë gjatë merkatos së verës, duke u transferuar nga Empoli tek Interi.
Megjithatë, mesfushori i talentuar shqiptar nuk ka arritur të gjejë minuta të mjaftueshme në kampionat.
Pavarësisht kësaj, gjithmonë kur është thirrur në apel nga Inzaghi, Asllani ka bindur me paraqitjet e tij dhe kjo si duket ka marrë vëmendjen e mediave italiane.
“Footballnews24.it” e konsideron Asllanin një xhevahir në skuadrën e Interit.
“Asllani është në huazim nga Empoli, por Interi do të marrë përfundimisht në verë, duke qenë të vetëdijshëm që kanë marrë një xhevahir i cili pas disa viteve, do të marrë çelësat e mesfushës. Është momenti të hyjë mes më të mëdhenjve”, shkruajnë mediat italiane për mesfushorin e Kombëtares.