Abuzimet elektorale/ Dauti kap në flagrancë vajzën e kandidatit të PS

Skandali i blerjes së votave në Has me pakot elektorale nga Rezervat e Shtetit shqiptar bëri xhiron e medieve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.

Por për ironi, pak pas publikimit të këtij skandali nga ana e kandidatit opozitar, Miftar Dauti, ndaj tij erdhi një padi për kanosje.

Ai u akuzua nga vajza e kandidatit socialist, Entiola Mulaj, që punon si përgjegjëse pranë zyrës së OSHEE në Has.

Në fakt, Dauti ishte duke bërë detyrën e tij, duke denoncuar të tjera abuzime elektorale. Këtë herë, ai kishte kapur në flagrancë vajzën e rivalit socialist, Halit Mulaj.

Në videon e regjistruar prej tij, shihet OSHEE duke u angazhuar në punime elektorale.

Por në vend që të ishte e kundërta, që të nisnin hetimet për abuzimet në fushatë zgjedhore, ndaj tij u depozitua një padi për kanosje.