Rrëzohet një aeroplan i vogel në Itali, humbin jetën dy persona, njëri shqiptar

Një aeroplan me motor me dy ulëse u përplas në një fushë midis Villafranca dhe Filetto, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna duke marrë jetën e dy personave që ishin brenda.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë një 65 vjeçar instruktori dhe një 32 vjeçar shqiptar, me banim në Riolo Terme (Ravena).

Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë. Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar.