Inzaghi pas kualifikimit me Benficën: Interi e meritoi vendin në gjysmëfinale
Simone Inzaghi ka theksuar se Interi me plotë meritë gjendet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas eliminimit të Benficës në çerekfinale dhe kalimi i një grupi shumë të vështirë në fillim të garës.
Zikaltrit patën një epërsi 2-0 nga ndeshja e parë në Lisbonë dhe dukej se e kishin mbaruar punën kur Nicolo Barella shënoi një gol të bukur për 1-0 në Itali.
Edhe kur Benfica barazoi, Lautaro Martinez e ktheu epërsinë me një asistim të Federico Dimarco, i cili gjithashtu asistoi te Joquian Correa për epërsinë 3-1.
Megjithatë, ata u shpërqendruan vonë, pasi Antonio Silva dhe Petar Musa shënuan në minutat e fundit për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3-3.
Gjithsesi, një fitore e përgjithshme 5-3 shënon gjysmëfinalen e parë të Interit në Ligën e Kampionëve që nga tripleta në vitin 2010 dhe është kundër rivalëve të tyre të qytetit, Milanit, një përsëritje e përplasjes së vitit 2003.
“Jemi shumë të lumtur, një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Interin. E merituam në dy ndeshjet kundër një skuadre që kishte humbur vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit deri atëherë”, ka thënë fillimisht Inzaghi pas ndeshjes.
“Tani jemi në gjysmëfinale, është një ëndërr dhe do të japim maksimumin. Kaluam një fazë shumë të vështirë në grup dhe ishim të bashkuar për ta arritur këtë. Ne punojmë për të përjetuar netë si kjo, të cilat Interi nuk i kishte shijuar për shumë vite”.