Sonte mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës
Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës.
Me fillim nga ora 21:00, në program janë katër përballjet e kthimit në kompeticionin e dytë madhor të UEFA-s.
Manchester United do të vizitojë Spanjën për t’u ndeshur me Sevillan.
Rezultati i takimit të parë është 2-2, ndaj sonte në “Ramon Sanchez Pizjuan” është gjithçka e hapur.
Juventusi do të ketë gjithashtu punë në transfertë me Sportingun e Lisbonës.
“Zonja e Vjetër” gëzon avantazh 1-0 pas ndeshjes së parë, rezultat ky jo komod për të besuarit e trajnerit Allegri.
Roma do të synojë përmbysjen në rezultat dhe kalimin më tej në ndeshjen e kthimit kundër Feyenoordit në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane.
Feyenoordi triumfoi 1-0 në Rotterdam ndaj Romës, teksa sfida në Itali do të jetë përcaktuese.
Në takimin tjetër, Royale Union luan me Bayer Leverkusenin. Rezultati i sfidës së parë ka qenë i barabartë 1-1