Pas arrestimit të Ramazan Rrajës, FNSH sërish aksion në Rinas dhe Fushë Krujë

Pak orë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Ramazan Rraja me pistoletë në brez, forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkur që në orët e para të ditës së sotme në aksin Rinas-Fushë Krujë.

Sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se janë mbi 6 furgonë të FNSH-së së Durrësit dhe Tiranës të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e aeroportit të Rinasit.